Flash News

KRYESORE

I zhvati 900 mijë euro durrsakut, ish-bashkëshortja e Bojken Lakos nën akuzë për mashtrim

I zhvati 900 mijë euro durrsakut, ish-bashkëshortja e Bojken Lakos

Një 38-vjeçare nga Tirana është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet për veprën penale të mashtrimit me vlera të mëdha financiare.

Fjala është për stomatologen Olesia Duka, e cila mësohet së ka qenë bashkëshortja e kantautorit Boiken Lako dhe mikesha e shumë politikanëve dhe VIP-ave.

Në dosjen e Prokurorisë së Durrësit ka dyshime të forta që 38-vjeçarja përmes gënjeshtrës dhe mashtrimit i ka marrë shuma të mëdha financiare shtetasit I. H., që nga njohja mes tyre në nëntor 2016 dhe vazhdon të mos ja kthejë. Hetimet kanë zbuluar se shtetasja Olesia Duka ka mashtruar edhe persona të tjerë, duke iu vjedhur shuma të mëdha parash.

Skema e mashtrimit ka qene e tillë që Olesia Duka mashtronte persona të ndryshëm, duke iu marrë shuma të mëdha parash. Ajo mashtronte qytetarët, duke iu thënë se kishte 8 klinika dentare dhe se i duheshin paratë për të blerë aparatura apo materiale. Pasi i merrte paratë, ajo nuk i kthente më, ku vlera e mashtrimit arrin deri në 900 mijë euro.

"Nga materialet hetimore paraprake të mbledhura ekzistojnë dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova se nga autori i veprës penale O.D. (madhor) është kryer vepra penale e “Mashtrimit”, i cili me anë të veprimeve të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit vazhdon të mos kthejë shumën e parave të marra duke kryer në këtë mënyrë veprën penale ndaj të dëmtuarit I.H.që nga njohja mes tyre në nëntor 2016”, sqaron policia.

Të fundit