Flash News

KRYESORE

Zhvendosen qendrat e votimit/ Ish deputeti: Po kërkojnë vrimë miu

Pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zhvendosjen e një pjese të qendrave të votimit nëpër qendrat shëndetësore, ka reaguar ish deputeti Tritan Shehu.

Shehu e ka cilësuar lajthitje nën panik këtë vendim të KQZ-së dhe, sipas tij, ata po përpiqen të gjejnë një “vrimë miu” ku të fshihen.

Ish deputeti ka dhënë edhe një sugjerim për KQZ-së në postimin që ai ka hedhur në facebook, ku i fton ata t’i zhvendosin qendrat e votimit nëpër sallat e operacionit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 4 vota pro dhe 1 kundër ka vendosur ti heqë materialet zgjedhore nga ambientet e vëna në dispozicion nga Bashkia Kukës dhe të kërkojë për ambiente private për KZAZ-në Nr.11. Kjo është kundërshtuar nga kreu Klement Zguri i cili e ka cilësuar si jo në përputhje me ligjin.

Të fundit