Flash News

KRYESORE

Zhvendosja e Juridikut te “Petro Nini”, pedagogia kundër vendimit: I pamenduar dhe i rrezikshëm

Pedagogia e Gazetarisë dhe Komunikimit, Jonila Godole ka reaguar pas vendimit të ministrisë së Arsimit për zhvendosjen e procesit mësimor nga godina e Juridikut te ambientet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, për shkak të bojkotit të studentëve.

Në një status në rrjetet sociale, pedagogia e cilëson të pamenduar dhe të rrezikshëm këtë vendim, pasi mund të penalizojë gjimnazistët dhe mësuesit.

Reagimi:

Duan të vënë vetullat dhe nxjerrin sytë!

Vendimi që studentët e juridikut të zhvillojnë mësim në ambientet e gjimnazit, qoftë edhe kur nxënësit të kenë mbaruar zyrtarisht mësimin, është tërësisht i pamenduar dhe i rrezikshëm. Mësuesit dhe sidomos prindërit duhet ta kundërshtojnë atë me force, sepse siç ka treguar koha qeveritarët shqiptarë nuk kanë mbajtur kurrë përgjegjësi për pasojat e veprimeve të tyre. Paaftësia për të zgjidhur situatën nuk mund të penalizojë gjimnazistët dhe mësuesit. Nuk uzurpohet shkolla kështu sikur të jetë pronë private e ministrit të arsimit.

Të fundit