Flash News

KRYESORE

Zhvendosja e vëmendjes, “arritja” e Doganave: Kapëm 6 mijë koli cigare!

Zhvendosja e vëmendjes, “arritja” e Doganave: Kapëm 6

Në kulmin e tensioneve politike, kur priten “peshqit e mëdhenj” dhe kur dogana vetë është e mbuluar nga skandalet, që nga kontrabanda e naftës “Virgin”, autori kryesor i së cilël Ardian Xhillari u arrestua dje në Zvicër, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi sot se ka bllokuar mbrëmjen e djeshme, më datë 06.11.2017,  një sasi prej 6,100 koli cigaresh të ardhura në Portin e Durrësit.

Drejtoria e Hetimit, Drejtoria e Antikontrabandës dhe Dega e Doganës Durrës, në prani të përfaqësueve ligjorë të shoqërisë së transportit “CMA –CGM”, Durrës, ushtroi kontroll të plotë fizik të mallit të ndodhur tek 5 (pesë) kontenierët e ndaluar, ku sipas informacioneve dhe dokumentacionit paraprak të administruar, rezultonte se kishin të ngarkuar cigare.

Pas verifikimit të elementëve të sigurisë së konteinerëve, ku rezultoi se plumbçet e vendosura në kontenierë ishin origjinale dhe të padëmtuara, u bë peshimi dhe skanimi dhe kontenierët u dërguan tek sheshi i trageteve për ushtrimin e kontrollit të plotë fizik të mallit të ndodhur në to.

Nga kontrolli i plotë fizik rezultoi se:

Në total, tek të pestë kontenierët ndodheshin 6,100 koli. ose 3,050,000 paketa cigare, sasi kjo e njëjtë me ato të pasqyruara tek dokumenti i transportit Bil Of Loading i paraqitur në doganë.

Duke iu referuar dosjes së të dhënave të disponueshme të D.P.Doganave, vlera e 6,100 kolive, është rreth 610 mijë euro, kurse shuma e detyrimit doganor të llogaritur për këtë sasi cigaresh, është  rreth 428 milionë lekë.

Sikur të kishte patur zellin e djeshëm të doganës qeveria gjatë 4 viteve të fundit për të luftuar kanabisin, sot Shqipëria ndoshta do të ishte në BE.

Të fundit