Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shpëtim Doda
Përpara një jave gazetari Alfred Lela uli pantallonat. U zhvesh nga mesi e poshtë. Përpara kamerave. Në një transmetim të drejtpërdrejtë.
Prita që gazetarët të reagonin. Së paku këta. Jo për t’i dalë në krah. Të zbërthenin aktin e tij brenda kontekstit përkatës. Dhe nën dritën e gazetarisë si pjesë e këtij konteksti. Asnjë reagim, përpos ndonjë komenti tejet lakonik në facebook.
Në rast se do ta kishte bërë në një “konkurs bukurie për burrat në Bjeshkët e Namuna”, në një klub striptizmi, apo spektakël alla Benigni, nuk ka dyshim se gazetarët do të shkruanin, madje jo pak. Por Lela e kreu aktin në studion e një emisioni politik. Më pas, e kreu përpara kryeministrit. Për kryeministrin. Jo për t’i treguar kryeministrit hiret mashkullore, por shenjat e dhunës primitive që policia e tij rilindare ushtroi mbi artistët, gazetarët e qytetarët që protestonin kundër shembjes së Teatrit.
Si i tillë, ky akt i Lelës kaloi si të mos kish ndodhur. Jo për shkak të “fiziologjisë së rreptë” që i imponohet lajmit nga qeveria, e cila fabrikon lajme artificiale me qëllim që lajmi që bie ndesh me interesat e saj, apo nxjerr në pah zullumet e saj, të “mplaket” e të kalojë sa më shpejt në “gjendje vegjetale” e “vdekje klinike” – Rritja e numrit të të prekurve nga epidemia; ping-pongu mes kryeministrit e kryebashkiakut të Tiranës se cili nuk ishte “urdhëruesi”; përhapja e tezës se Teatri u shemb për të djegur politikisht Veliajn; falënderimi publikisht i Kadaresë për mbështetjen ndaj qeverisë për shembjen e Teatrit; urdhri nga facebook për të zgjatur gjendjen e izolimit, moslejimi i faljes së Fitër Bajramit në sheshin Skënderbej etj., janë lajme e pseudolajme që qeveria prodhoi për të neutralizuar lajmet e brendshme e të jashtshme.
Akti i Lelës kaloi si të mos kish ndodhur jo për shkak të kësaj, por për shkak se gazetarët e mbuluan me harresë, pasi trajtimin dhe zbërthimin i tij e gjykuan të ishte me rrezik, ndonëse nesër mund t’u qëllojë të gjenden në të njëjtën situatë.
Akti i gazetarit Lela është i padytshëm. Jo thjesht sepse ishte një gjest i paprecedentë dhe i paparë në historinë e televizionit shqiptar. Por sepse Lela nuk zhveshi vetëm veten nga mesi e poshtë. Përkundrazi.
Së pari, përmes këtij akti spontan, jo të paramenduar, por të diktuar dhe kushtëzuar nga debatit, Lela zhveshi për të dytën herë kryeministrin. Nuk e zhveshi fizikisht. As metaforikisht. E zhveshi mnemotikisht. Përmes zhveshjes së tij Lela u solli shqiptarëve në kujtesë fotografitë e kryeministrit në një plazh nudistësh. Atyre çasteve, ndonëse i veshur, ai shfaqej në sytë e shqiptarëve i zhveshur jo pjesërisht, por tërësisht. Kështu që Lela u zhvesh si ai. Porse jo për gjimnastikë gjenitalesh, por për të treguar të vërtetën faktike në lidhje me dhunën primitive të ushtruar nga rilindarët e kryeministrit mbi artistët, gazetarët e qytetarët që protestonin kundër një barbarizmi historik e kulturor. Atë dhunë që vetëm kryeministri nuk e kishte parë, pasi nuk dukej nga “këndi” i tij, siç u shpreh vetë. Dhe kjo përbën “zhveshjen” tjetër të kryeministrit. Atë në raport me lajmin, i cili nuk pasqyron veçse atë që ndodh brenda “këndit” të kryeministrit; jo ashtu siç ndodh, por ashtu siç duket nga “këndi” i tij. Këtij “këndi” i nënshtrohet edhe tërë çfarë ndodh me pandeminë, të cilën fabrika e lajmeve kryeministrore po e shfrytëzon me pandemoni. Por, për hir të së vërtetës, Lela nuk ka dorë në këtë “zhveshje”, e kjo për shkak se, shkimtazi si “perandori” tek përralla e njohur e Andersenit, kryeministri këtë herë u zhvesh vetë, ndonëse në mënyrë dukshëm të pavetëdijshme, njëlloj siç u zhvesh vetë edhe kulturalisht, duke treguar se të qenit e tij “njeri i kulturuar” është thjesht sajesë legjendash urbane; në të kundërt, do ta kishte të qartë se shndërrimi i beftë në dashuror i zjarrtë dhe citues i palodhur i Shakespeare-it është gjëja e fundit që i duhet të bëjë, dhe kjo për shkak se u sjell më pranë shqiptarëve ngjashmërinë e theksuar që ka me personazhet e tragjedive të tij.
Së fundmi, përmes zhveshjes së tij nga mesi e poshtë, Lela zhveshi atë pjesë të mbuluar, atë pjesë të pashprehur, të emisionit “Real story” të Sokol Ballës. Shprehimisht, të qenit e tij një “real story of an unreal narrative” – histori e vërtetë e një narrative të pavërtetë, çka shqiptarët e kanë të qartë, pa patur nevojë ta dëgjojnë të shprehur.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38