Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Zhveshja në ekrane, prezantuesja i përgjigjet Flutura Açkës: U shokova nga kjo logjikë. Veshja e grave s’është ftesë për përdhunim
Prezantuesja Einxhel Shkira i është përgjigjur shkrimtares së njohur, Flutura Açka, e cila një ditë më parë mbajti një qëndrim kritika sa i takon veshjes apo zhveshjes së moderatorëve në televizionet shqiptare, kryesisht në programet sportive.
Prezantuesja shkruan se është e shokuar nga logjika qe ka përdorur shkrimtarja, pasi sipas saj veshja nuk është ftesë për përdhunim .
“Kërkoj ndjesë që jam kaq e ndjeshme dhe mbase s’duhet te flas fare por ne fund të fundit kjo është ajo që duan ca… heshtjen !! E ndonjëherë nëse nuk ndihmon është më mirë të heshtësh!! Jam e shokuar nga konstatimi dhe logjika qe ka përdorur një shkrimtare shumë e nderuar, mbi të gjitha grua, duke ja faturuar përdhunimet veshjeve të moderatoreve!!
Gjithë këto javë ku jepen statistika se përdhunimi s’vjen nga veshja, gjithe keto jave po ngremë zërin se pamja nuk i jep te drejte askujt te përdhunojë, shkojnë dem. Kur nje grua del dhe e thote mbulohuni se i hypi nepsi ketyre qe iu shohin nga ekrani dhe përdhunojnë ato qe kane ne shtepi pastaj se skane ku e cojne epshin.
Keshtu si thoni ju i bie qe kur te shoh i urituri ushqimin ne ekran e ska per te ngrene ne shtepi te haje gruan per darke ose komshien!? Keshtu si e arsyetoni ju i bie qe kur te mos kete luksin qe shef ne tv te dale rrugeve e te vjedhe?! Mos shfaqim ne tv atehere asgje qe se kane se mos i vjen lukunia ketyre burrave dhe bejne te pabera, jo per faj te tyre , po per faj te asaj qe kane shikuar ne tv!! Me mire te thoni sme duket etike apo estetike zhvèshja ne ekran sesa te justifikoni perdhùnusin me faktin se ka epshe ai e sdi ku ti shfryje…
Se me thene te drejten ekzistojne plot opsione shume me normale sesa përdhunimi!!! Prandaj te mos behemi kaq naive e ti trajtojme përdhunuesit si viktima. Pa dashur t’i dal në mbrojtje askujt e per te justifikuar veshjen e askujt madje as timen do ju lutesha qe kete lutje Tja benit atyre qe perdhùnojn ta mbajn veten dhe kur kane epshe apo lukunira. Sja ka dhen zoti duart vetem me kap me zorr dike por jan multifunksionale.
Do kisha dashur shume qe këte status edukues ta kishit formuluar ndryshe , Do kisha dashur qe si shkrimtare per lirin dhe empancipimin e grave te shkruanit sesi me trupin bejm cte duam ne dhe veshja e grave nuk esht ftesë per përdhunim as nxitje!!
Dhe e dashur nuk perben ndryshim, nese e veshim ne mbremje apo diskotek, se ai qe ka mendje perdhùnuesi e lukunia Si ne tv ashu dhe club …apo syte i le ne shpia ai ?! Apo kur sheh femrat ne club nuk kthehet ne shpi me epshe ?! Bejmë me mirë te kërkoj me shume nga vetja jone se sa te fajsojme veten dhe kur skemi asnje faj ! Boll justifikuat përdhunuesit!!”, shkruan prezantuesja.