Flash News

KRYESORE

Zhvillime intensive për rajonin, liderët e Ballkanit Perëndimor takohen sonte në Bruksel

Zhvillime intensive për rajonin, liderët e Ballkanit Perëndimor

Ndërkohë që nesër pritet të zhvillohet Konferenca e Donatorëve, e cila pritet që të mbledhë fonde për rindërtimin e Shqipërisë, pas tërmetit të 26 nëntorit, mbrëmjen e sotme liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në një takim jo formal.

Takimi do të zhvillohet në  Bruksel dhe mikpritësi do të jetë Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Kujtojmë se ishte pikërisht Michel, i cili disa ditë më parë vendosi datën 16 shkurt për tu mbledhur në një takim joformal me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç. Kjo pasi Kroacia ka kryesinë e radhës të BE-së.

Një darkë punë do të jetë takimi i sotëm, ndërkohë që pritet të jenë të pranishëm edhe zyrtarë të tjerë të lartë të BE-së, si Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe Përfaqësuesi i Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Joseph Borrell.

Të fundit