Flash News

KRYESORE

Zhvillime të reja për çështjen Tahiri, Prokuroria kërkon bllokimin e pasaportës

Zhvillime të reja për çështjen Tahiri, Prokuroria

Gati dy muaj pasi shpërtheu skandali Habilaj-Tahiri, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka zhvillime të reja. Ndërkohë që vijojnë hetimet, organi i akuzës ka kërkuar bllokimin e pasaportës dhe kartës së identitetit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ndalimin e tij për të dalë jashtë shtetit.

Kjo kërkesë u dërgua në gjykatë dhe pas tre ditësh trupi gjykues e ka miratuar. Prokuroria ka theksuar se shkak për këtë kërkesë është bërë rreziku i prishjes së provave.

Ish-ministri Tahiri dyshohet se është përfshirë në trafikun e drogës drejt Italisë, në bashkëpunim me bandën e Habilajve. Megjithatë, ai ka dalë nga Shqipëria edhe pas shpërthimit të skandalit, por nuk ka sqaruar arsyet e vizitës së tij në Gjermani.

Të fundit