Flash News

KRYESORE

Zhvillimi i ri/ Kufoma e gjetur në Leçe nuk është e ish-prokurorit Besnik Muço

Zhvillimi i ri/ Kufoma e gjetur në Leçe nuk është e

Zhvillimet e reja nga Italia për kufomën e gjetur në brigjet e Castros afër Leçes,  e cila dyshohej se i përkiste avokatit shqiptar të zhdukur Besnik Muço tregojne se ajo nuk i përket atij.

Fillimisht u dyshua se kufoma e nxjerrë nga deti më 6 nëntor i përkiste avokatit Besnik Muço, ish-prokuror në kohën e Berishës.

Por detaje të reja kanë dalë sot nga Prokuroria e Leçes e cila po zhvillon hetimet.

Prokurorët e kësaj çështje pohuan se me të gjitha gjasat kufoma e gjetur nuk i përket avokatit shqiptar të zhdukur më 2 nëntor.

Prokurorët thanë se ata kanë mbërritur në këtë përfundim nga një detaj shumë i rëndësishëm e  cila është një protezë hekuri në këmbën e djathtë.

Ndërkohë nga kontakti që ata kanë pasur me familjarët e avokatit Muço, i është thënë se ai nuk ka një protezë të tillë në këmbë. Një tjetër element që ka zbuluar hetimi lidhet me kohë qëndrimin e kufomës në det, pasi prokurorët kanë thënë se kufoma e gjetur ka qëndruar më shumë se 4 ditë në det, çka nuk përkon me faktin që Muço ishte zhdukur vetëm më 2 nëntor, dhe kur është gjetur ky trup më 6 nëntor, nuk kishte më shumë se katër ditë që prokurori i kishte humbur gjurmët, përcjell Report TV.

Të fundit