Flash News

KRYESORE

Zhvillohet seanca dëgjimore në Komisionin e UEFA-s; Skënderbeu i pakënaqur, në pritje të KAS

Zhvillohet seanca dëgjimore në Komisionin e UEFA-s; Skënderbeu i

Është zhvilluar sot seanca dëgjimore në Komisionin e Disiplinës të UEFA-s, ku kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit e klubit shqiptar të Skënderbeut. Seanca është zhvilluar lidhur me dënimin e klubit korçar për 10 vite nga kompeticionet evropiane, për shkak të shitjes së ndeshjeve.

Përfaqësuesit e Skënderbeut kanë argumentuar mospërfshirjen dhe pafajësinë e plotë të klubit në veprimtaritë e pretenduara nga Inspektorët e Disiplinës të UEFA-s.

Gjithsesi, korçarët shfaqen të pakënaqur nga kjo seancë dhe shpresat për ndryshimin e masës së dënimit e presin vetëm në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Reagimi: Sot, më datë 21.03.2018, është zhvilluar seanca dëgjimore në Komisionin e Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s, lidhur me procedimin disiplinor ndaj Klubit të Futbollit Skënderbeu.

Në këtë seancë kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit tanë ligjorë, të cilët kanë argumentuar mospërfshirjen dhe pafajësinë e plotë të klubit në veprimtaritë e pretenduara nga Inspektorët e Disiplinës të UEFA-s.

Duke marrë në konsideratë natyrën e konfliktit, specifikën që paraqet gjykimi disiplinor në organet juridike të UEFA-s dhe veçanërisht, egzistencën e një marrëdhënie institucionale ndërmjet organit të akuzës dhe të gjykimit, Klubi i Futbollit Skënderbeu ka bindjen e plotë se strategjia e ndjekur nga bashkëpunëtorët tanë do të japë rezultate të kënaqshme në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Sqarojmë sportdashësit dhe opinionin publik se proçesi gjyqësor për çështjen në fjalë është në fazën fillestare të tij dhe se Klubi i Futbollit Skënderbeu është i gatshëm të mbrojë investimet dhe punën disa-vjeçare në të gjitha shkallët e gjykimit, qofshin ato sportive apo civile.

Të fundit