Flash News

KRYESORE

Zhvillohet takimi i tretë për festimet e 100-vjetorit të "Luftës Kombëtare të Vlorës"

Ditën e sotme datë 10 shkurt 2020, Prefektura e Qarkut Vlorë mblodhi në takimin e tretë figura të rëndësishme të jetës publike shqiptare lidhur me festimet e 100 vjetorit të Luftës Kombëtare të Vlorës.

Mbledhja u zhvillua në formën e një tryeze të rrumbullakët, të organizuar nga Prefekti i Vlorës z. Flamur Mamaj. Në takim morën pjesë edhe Prefekti i Qarkut Gjirokastër, historiani i mirënjohur Paskal Milo, Kryetari i KLSH Bujar Leskaj, përfaqësues nga Bashkia e Vlorës, rektorë të universiteteve publike, akademikë dhe institucione të ndryshme shtetërore.

Në fjalën e tij, z. Mamaj theksoi rëndësinë që ka kjo ngjarje historike në kujtesën e kombit tonë; duke kërkuar bashkëpunimin e çdo instance për ta kthyer në një datë të shënuar në kalendarin e festimeve tona kombëtare. "Lufta e Vlorës është një memorie lavdie në historinë e Shqipërisë dhe si të tillë duhet ta ushqejmë ndërgjegjen kombëtare dhe ta mbajmë gjallë këtë fitore, që sivjet shënon 100 vjetorin", tha prefekti Mamaj.

Lufta e Vlorës nisi në 5 qershor, për tu mbyllur me fitore në 3 shtator të vitit 1920-të.

Gjatë mbledhjes u diskutua rëndësia e festimeve dhe aktiviteteve të shumta që do shtrihen në këtë periudhë kohore, duke ndarë ide dhe propozime për koordinim të grupeve të punës.

Të fundit