Flash News

KRYESORE

Zhvlerësohet leku përkundrejt monedhave kryesore

Zhvlerësohet leku përkundrejt monedhave kryesore

Monedhave vendase është zhvlerësuar sot përkundrejt euros së dollarit.  Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro këmbehej sot me  133.41 lekë, me 012 lekë më shumë se e premtja e javës që lamë pas. Megjithatë euro ende mbetet larg nivelit të këmbimit mbi 134 lekëve të periudhës së para zgjedhjeve, ku për herë të fundit u këmbye me 134.1 lekë në 2 qershor.

Forcim përkundrejt lekut pati edhe monedha e gjelbër, e cila megjithëse po kalon një periudhë të dobët duke arritur nivelet më të ulëta të tre viteve ndaj lekut, është forcuar me 0.43 lekë.

Leku ka qenë i dobët edhe përkundrejt paundit britanik dhe frangës zvicerane, ku për t’u këmbyer është dashur përkatësisht 0.93  dhe 0.23 lekë më shumë se të premten shkruan Monitor.

Në tregjet ndërkombëtare

Dollari amerikan arriti nivelin më të ulët të këmbimit në 33 javë duke u ndikuar kryesisht prej uraganit dhe kërcënimeve të Koresë së Veriut. Niveli i këmbimit Euro/Dollar kaloi pragun prej 1.2 euro/dollarë.

 

Të fundit