Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gentian Gaba
Prej kohësh futbolli nuk është më vetëm sport, por është kthyer në një fenomen social mbarëbotëror. Tejkalon kombet, bindjet dhe besimet, me dhuntinë që ka një ndeshje për të përmbeldhur, në ato minuta, të gjitha fenoment njerëzore. Sakrificë, punë, skuadër, individualitet, antagonizëm, agonizëm, gabime, suksese, tragjedi, shpresë si një distilim i gjendjes njerëzore në vetëm 90 minuta. Rrokësit e kësaj bote nuk janë vetëm djem të rinj, apo burra në prag të mbylljes së karrierës, që bredhin pas një topi, ose bëjnë që të tjerët të bredhin pas tij. Tashmë janë modele, etalone, shembuj suksesi dhe humbjesh në jetën e përditëshme të secilit prej nesh.
Por jo vetëm kaq. Menaxhimi i klubeve, drjetimi i tyre në një botë të globalizuar, lufta në tregun e të drejtave televizive, e brendeve, beteja për të marrë shërbimet e kampionit të radhës, ose e thënë ndryshe, për të shitur një produkt final cilësor, kërkon lidership në të gjitha nivelet e tij. Një lider i kësaj bote, brenda dhe jashtë fushës, u largua sot nga drejtimi i një klubi, vetëm pesë ditë nga fitorja e ndeshjes më të rëndësishme të vitit. Bëhet fjalë për Zinedin Zidane, një nga ‘perënditë e Olimpit’ të futbollit, i cili, duke djegur etapat dhe zamanin e këtij profesioni, fitoi tri Champions League radhazi me Real Madridin.
Historike! Një gjest që la me gojë hapur sportdashësit e gjithë botës, por njëkohësisht imponon një farë reflektimi, jo mbi trajnerin, por mbi burrin, drejtuesin apo liderin. Të ikësh në kulmin e suksesit, me vetëdijen se mund të mos përsërisësh dot rezultatet që i ke dhënë dhe të ka dhënë skuadra; madje se mund të kthehesh në pengesë për të ardhmen e ekipit, do të thotë të japësh një leksion të qartë mbi natyrën e fitimtarit, dhe moralit të një lideri. Mund të qëndronte me “galaktikët”, të humbiste vitin tjetër, edhe atë pas tij, dhe askush nuk do t’i kishte thënë gjë. Triumfet e së shkuarës do të amnistonin gabimet e të tashmes dhe së ardhmes.
Por, ai nuk e lejoi. Zidane e di që topi është i rrumbullakët, pra njeh rolin e fatit në ngjarjet njerëzore, por, mbi të gjitha, ka kuptuar se askush nuk është i mirë përgjithmonë. Ky është një leksion që politikanët në gjithë botën, sidomos ata që ‘stërvisin’ qeveritë tona, e kanë të vështirë të kuptojnë apo të zbatojnë. Njerëz që kanë dekada në politikë, dhe që prej dekadash akumulojnë më shumë dështime sesa suksese. Nuk kanë asnjë raport me këtë lloj vetëdije dhe morali, që buron nga dashuria për punën që bën, përgjegjësitë përballë skuadrës, që janë kolegët e partisë apo qeverisë, apo tifozëve, që janë populli.
Të qëndruarit në stol, me çdo kosto, është më e rëndësishme sesa skuadra, tifozët, dhe e ardhmja e tyre e përbashkët. Kënaqen me votimet që ndodhin një herë në katër vite, dhe i ngatërrojnë ato me zgjedhjet. Kësodore kanë bllokuar dialektikën e jetës politike, duke na propozuar të njëjtën ndeshje; me të njëjtat ekipe, me të njëjtët lojtarë, por pak më të rënduar dhe të lodhur; por pa imagjinatë, pasion apo dëshirë për tejkaluar këtë gjendje ngërçi në të cilën lëngon kjo skuadër e madhe që është Shqipëria.
Poezia e futbollit, dhe akti i Zidanit, nxjerr lakuriq shumë prej politikanëve tanë; të cilët kanë humbur pasionin për të dhënë një shenjë shprese nëpërmjet një gjesti lidershipi, për të na bërë të ndihemi krenarë për vizionin, rezultatet dhe ëndrrën për një të ardhme të sukseshme. Përballë kampionit francez, që ikën në kohën e duhur, mbeten si mumje, apo si një nga ato pengesat që lojtarët përdorin gjatë stërvitjes, ata që në jetën tonë luajnë rolin e trajnerit. Ata që thonë “iki kur dua unë”, makutët dhe arrogantët të verbuar përpara faktit se me dështimet, sezon pas sezoni, nxijnë ato pak fitore që kanë marrë përgjatë karrierës. Të gjithë mund të mësojnë diçka nga ky kampion; sidomos se, është më mirë të ikësh si një hero, sesa të qëndrosh aq gjatë sa të bëhesh i keqi i vetes, dhe i të tjerëve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38