Flash News

KRYESORE

Zidan mund të rikthehet në Itali me post drejtues

Zidan mund të rikthehet në Itali me post drejtues

Zinedin Zidane mund të rikthehet në Itali por këtë herë me një post drejtues. Mediat italiane raportojnë se francezi do të zhvillojë një takim me Presidentin e Juventus, teksa ky i fundit pritet që t’i ofrojë postin e drejtorit sportiv të ekipit.

Ky pozicion ka mbetur bosh pas largimit të Moratës, pas tetë vitesh si drejtori sportiv i Juventus.

Zidane ka qenë pjesë e Juventusit si lojtar nga ku më pas u transferua tek skuadra e Real Madrid, të cilën e drejtoi edhe për dy sezone. Që pas largimit nga stoli i Realit, Zidane vijon të jetë një trajner i pa angazhuar me asnjë skuadër.

Të fundit