Flash News

KRYESORE

Zidane: Ajo që bëri Bale ishte e tepërt, por kujtoni finalen...

Zidane: Ajo që bëri Bale ishte e tepërt, por kujtoni finalen...

Gareth Bale nuk i ka punët mirë me Real Madridin dhe sidomos me trajnerin Zinedine Zidane. Ai festoi ndeshjen e fundit me Uellsin kundër Hungarisë me një gjest të shëmtuar. Ai shpalosi një flamur ku shkruheshin sipas radhës fjalët Uells, golf dhe Madrid, si për të treguar se nuk e ka mendjen në Madrid, por te kombëtarja e tij dhe sporti i preferuar, golfi.

Para ndeshjes me Real Sociedadin, trajneri francez i Real Madridit u përpoq të mos i shtonte benzinë zjarrit. “Me këtë temë mendoj se është krijuar shumë zhurmë. Tani duhet të përqendrohemi te ndeshja me Sociedadin. Ai gjest ishte i tepërt, por jam i lumtur që Bale është rikuperuar", - deklaroi tekniku.

Zizu shtoi se "Bale i ka dhënë shumë Realit" dhe se "e kam parë po kaq të lumtur edhe pas golit të shënuar në finalen e Champions League" (duke iu referuar finales me Liverpool).

Të fundit