Flash News

KRYESORE

Zidane anashkalon Barcelonën, tërhiqet për Mbappen

Zidane anashkalon Barcelonën, tërhiqet për Mbappen

Trajneri Zinedine Zidane ka folur në lidhje me ndeshjen kundër Valencias. Një sfidë mjaft e fortë, ai nuk ka lënë pa diskutuar dhe për El Clasicon, takimin me Barcelonën që do të luhet ditën e mërkurë.

Bale - "Nuk mendoj se roli i Bale është më pak i rëndësishëm. Kam marrë vendime të tjera dhe Bale nuk ka luajtur. Ai është me ne dhe unë do t'i besoj. Kam 25 lojtarë dhe të gjithë janë të rëndësishëm për mua. Ne flasim me të gjithë, Bale është po aq i rëndësishëm sa të tjerët.

Casemiro  - "Vendimi i takon gjithmonë trajnerit. Gjithmonë flas me lojtarët e mi dhe më intereson se si ata ndihen. Casemiro është i njëjtë me të gjithë lojtarët. E dimë se është i rëndësishëm në këtë skuadër. Mendoj vetëm për ndeshjen e nesërme, nëse mendoj për ndeshjen e së mërkurës gaboj. Ndeshja e radhës është gjithmonë më e rëndësishmja".

 Real Sociedad-Barca - "Ka 3 rezultate. Do të jetë futboll i bukur, do e shoh, pasi më intereson. Reali po zhvillon një sezon të mirë. Ka shumë skuadra me nivel të mirë, prandaj do e shoh ndeshjen si tifoz".

Mbappé - "Ai është lojtar i PSG-së dhe ajo që do të ndodhë nuk mund të komentohet këtu, do të ishte mungesë respekti. E njoh shumë mirë Mbappen, por duhet të respektoj situatat".

Valencia - "Një sfidë e madhe për ne. Valencia po luan shumë mirë dhe po merr rrezultate, atu u kualifikuan në 16 më të mirët e Champions League. Ne duam të shfaqim më të mirën tonë kundër tyre".

El Clasico - "Ne nuk duam të flasim për ata që do të ndodhë ditën e mërkurë. Ne jemi të përqëndruar në ndeshjen e nesërme, të gjithë, stafi dhe lojtarët".

Pozicioni i Barcelonës - "Na intereson vetëm ndeshja e nesërme, për të tjera do të shohim më 18 dhjetor, jam i interesuar vetëm për ndeshjen e nesërme".

Kalendari i ngjeshur - "Kalendari është vendosur nga LaLiga. Ne e respektojmë dhe nuk kemi në dorë asgjë. Kalendari është përgatitur dhe ne nuk mund ta kthejmë. Do të luajmë të mërkurën, pavarësisht se do të luajmë dhe nesër".

Të fundit