Flash News

KRYESORE

Zidane bisedë me Perezin, kërkon rikthimin e një madrileni

Zidane bisedë me Perezin, kërkon rikthimin e një madrileni

Trajneri Zinedine Zidane e do me ngulm mbrojtësin e djathtë Achraf Hakimi.

Marokeni aktualisht luan si i huazuar te Borussia Dortmund, por është kthyer në lojtar lider të gjermanëve. Trajneri Favre u ka kërkuar drejtuesve verdhezinj që ta bindin lojtarin për të luajtur në Dortmund, por kjo duket e pamundur.

Zidane ka biseduar me presidentin Florentino Perez dhe ia ka bërë të qartë se marokeni meriton një vend në Madrid. Ai do të shtojë konkurrencën me mbrojtësin tjetër të djathtë, Dani Carvajal. Edhe ky i fundit ka patur të njëjtën histori me Hakimin.

Ai është huazuar dy vite te Bayer Leverkusen, para se të rikthehej në "Bernabeu".

Të fundit