Zidane hap kartat, pranon se janari do të ketë surpriza

Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane, u shfaq nga një konferencë për shtyp para ndeshjes me Espanyol-in. Numri një i stolit mendon se skuadra e tij duhet të mos e nënvlerësojë ekipin kundërshtar, ndërsa qan dëmtimet e shumta.

Bale – “Unë mendoj si trajner. Nuk do t’i ndaloj asgjë Bale-it dhe asnjë lojtari tjetër. Lojtarët kanë përvojë dhe e dinë vetë se çfarë duhet të bëjnë. Mori një goditje në ndeshjen kundër Alavesit. Qëndroi disa ditë pushim dhe sërish ndjente dhimbje, ai nuk mund të stërvitet normalisht me ne”.

Hazard – “Dëmtimet e lojtarëve më acarojnë gjithmonë. Ai nuk është i lumtur, por ndodhi dhe nuk kemi se çfarë të bëjmë. Dëmtimi i tij është më serioz se sa e mendonim, shpresojmë që të rikthehet shpejt. Asgjë më shumë. E njëjta gjë me Bale dhe Marcelon. Hazard është i rëndësishëm, por nuk kemi se çfarë të bëjmë”.

Janari – “Gjithçka mund të ndodhë. Kur të jetë koha e duhur do të shohim se çfarë do të ndodhë, momentalisht jam i lumtur me lojtarët e mi”.

Espanyol – “Asnjë tolerim. Ata duan të zhvillojnë një ndeshje të mirë, po ashtu dhe ne duam të zhvillojmë një ndeshje të mirë. Do të mundohemi më të mirën dhe të japim gjithçka në fushë”.