All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Zidane harron veten: Guardiola është më i miri në botë!

Zidane harron veten: Guardiola është më i miri në botë!
All - Paragraf - 1

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur para ndeshjes kundër Manchester City-t në Champions League. Numri një i stolit ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin e tij Pep Guardiola. Francezi mendon se spanjolli është trajneri më i mirë në botë.

All - Paragraf - 3

Guardiola - “e ka treguar gjithmonë që është më miri në Botë. Fillimisht te Barcelona, më pas te Bayern dhe tani te City. Është Real Madrid-Manchester City, jo Guardiola-Zidane”.

Manchester City - “Ka shumë ekipe që duan ta kenë zotërimin e topit dhe kanë cilësitë e tyre, kështu që duhet të përpiqesh t'i prishësh gjërat që ata bëjnë mirë. Manchesteri ka shumë cilësi, por ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Është një rival i fortë, që vjen të luajë lojën e tij. Në fund të fundit, ne duhet të mendojmë për veten tonë dhe të bëjmë mirë.  Duam që tifozët tanë të jenë krenarë për ne. Do të japim gjithçka.

Hazard - "Nuk jam unë ai që duhet të them nëse Hazard duhet të operohet apo jo. Ka njerëz që merren posaçërisht me këtë punë. Ajo që mund të them është që ndihem keq për dëmtimin e tij. Shpresoj që kur të kthehet, të jetë mirë dhe totalisht i rikuperuar. Kjo është ajo çfarë duam.”

Të fundit