Flash News

KRYESORE

Zidane i frikësuar për stolin: Mos më pyesni mua!

Zidane i frikësuar për stolin: Mos më pyesni mua!

Trajneri Zinedine Zidane ka folur para ndeshjes kundër Galatasarayt. Ai ka pranuar se rrezikon në rast se nuk fiton ndaj turqve dhe këtë e ka bërë me shumë stil duke hequr dijeninë nga vetja.

Galatasaray - "Ne duhet të reagojmë. E dimë situatën dhe e kemi nisur shumë keq fazën e Championsit. Nesër duhet të tregojmë të kundërtën dhe ne duhet ta tregojmë këtë gjë".

Stoli në rrezik - "Nuk e di nëse rrezikoj. Mos më pyesni. Dua të qëndroj këtu përjetësisht. Situatën e dimë tashmë, pyesni ndonjë tjetër".

Hazard, Courtois, Vinicius nuk përgjigjen - "Nuk është kështu. Ne jemi një skuadër dhe nuk duhet t'i vëmë fajin askujt. Unë kam përgjegjësi për situatën".

Të fundit