Flash News

KRYESORE

Zidane i habit të gjithë, tregon trajnerin më të mirë në botë

Zidane i habit të gjithë, tregon trajnerin më të mirë

Në konferencën e sotme për shtyp për ndeshjen ndaj Atletic Bilbao, Zinedine Zidane ka prekur shumë çështje. Ndër të tjera, Zidane ka folur për përballjen në Champions League ndaj Man. City-t dhe ka vlerësuar me fjalët më të mira Pep Guardiolën.

"Do të jetë e veçantë të përballesh me Guardiolën, sepse kam luajtur kundër tij shumë herë. E kam respektuar atë si lojtar dhe e respektoj edhe tani si trajner. Unë mendoj se ai është trajneri më i mirë në botë, e ka treguar këtë gjatë gjithë karrierës së tij", tha Zidane.

Të fundit