Zidane ironizon kritikuesit: Nuk i harroj fjalët e tyre

Zinedine Zidane nuk i harron kritikat që i kanë bërë në fillim të sezonit, kur Real Madrid po vuante me rezultate dhe me lojë. Pas fitores së sotme (3-0) me Alavesin në La Liga, trajneri i “Los Blancos” u shpreh se tani disa kritikë duhet t’i ndryshojnë fjalët.

“Nuk kemi ndryshuar as lojë, as personalitet, thjesht jemi përmirësuar. Nuk duhet të humbnim qetësinë. Tani po arrijmë të fitojmë edhe në fusha të vështira si kjo e Alavesit. Po luajmë me personalitet dhe po tregojmë se dimë të vuajmë”, – deklaroi francezi para gazetarëve.

“Nuk i harroj fjalët dhe kritikat ndaj nesh një muaj më parë. Kemi nevojë vetëm për qetësi. Kampionati është akoma shumë i gjatë. Nuk duhet të na kapë vetëkënaqësia pas një fitoreje normale”, – shtoi tekniku.