All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Zidane mbron dy të kritikuarit e Realit: Mjaft, ata po na ndihmojnë!

Zidane mbron dy të kritikuarit e Realit: Mjaft, ata po na ndihmojnë!
All - Paragraf - 1

Zinedine Zidane vazhdon ta mbështesë yllin Eden Hazard, edhe pse ai bëri një ndeshje zhgënjyese ndaj Galatasaray në Champions. Real Madrid fitoi 1-0 (me gol të Toni Kroos) dje, por belgu është hija e vetes në Madrid.

All - Paragraf - 3

Mediat po e sulmojnë ish-lojtarin e Chelsea, por Zidan nuk trembet kollaj. "Nuk më shqetëson fakti se nuk kënaqi mediat. Edeni është mirë dhe do të përmirësohet shumë. Gjëja e rëndësishme është që vazhdon të krijojë e ketë shanse", - ka deklaruar tekniku francez pas ndeshjes.

I pyetur edhe për portierin Courtois, gjithashtu i kritikuar, Zidane është përgjigjur: "Mos harroni se na ka shpëtuar në pjesën e parë. Jemi të lumtur për të, si me gjithë ekipin. Courtois kishte nevojë për këtë takim. Gjithmonë ka shumë kritika, kur humbasim, por kësaj here fituam. Mjaft me kritika".

Të fundit