Zidane me dhimbje koke, Reali humbet dy yjet para Barcelonës

Real Madridi ka marrë dy lajme shumë të këqija para ndeshjes “El Clasico” kundër Barcelonës. Trajneri Zinedine Zidane duhet të bëjë pa dy yjet e skuadrës Eden Hazard dhe Marcelo.

Stafi mjekësor ka konfirmuar mungesën e sulmuesit belg, pasi ky i fundit ka një dëmtim në këmbën e tij të djathtë. Ai nuk arrin të jetë i pranishëm në sfidën kundër katalanasve. Një mungesë që do të lërë zbuluar Zidane dhe skemat e tij sulmuese.

Emri tjetër që mund të humbasë ndeshjen është Marcelo. Mbrojtësi i krahut të majtë po vuan një dëmtim dhe me shumë mundësi nuk do të grumbullohet, por dhe sikur të jetë i gatshëm, Zidane nuk do të rrezikojë. Braziliani është jashtëformës dhe mund të mos përballojë ritmin e ndeshjes.