Flash News

KRYESORE

Zidane në prag të “El Classico-s”: Barcelona nuk meriton të nderohet

Zidane në prag të “El Classico-s”: Barcelona nuk meriton

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane, në prag të ndeshjes së “El Classico”, është shprehur Barcelona nuk meriton të nderohet nga ana e tyre.

Kur një ekip shpallet fitues, rivalët në takimin e radhës e presin mes duartrokitjesh, gjë të cilën bardhezinjtë nuk kanë ndërmend ta bëjnë.

Në një deklaratë për mediat spanjolle, Zidanë theksoi se as Barça nuk i nderoi ata kur fituan Ligën e Kampionëve.

“Unë nuk jam askush për të vendosur diçka të tillë, por me sa mbaj mend në “El Classico”-n e fazës së parë ne sapo kishim fituar botërorin për klube dhe ata nuk na nderuan, duke thënë se nuk bëhej fjalë për një turne ku kishin marrë edhe ata pjesë. Kjo është një gënjeshtër sepse për të qenë kampionë bote duhet më parë të fitosh Ligën e Kampioneve”, është shprehur Zidane.

Ai gjithashtu theksoi se nuk do të ketë pritje të veçantë as për Iniestën, por thjesht do t’i urojnë suksese.

“Nuk do të ketë pritje të veçanta as për Andres Iniestën. Do ta përshëndesim, do ta përgëzojmë dhe do t’i urojmë më të mirën për të ardhmen”, ka thënë trajneri i Realit.

Të fundit