Zidane një gjeni, por djali i tij i bashkohet klubit modest të shqiptarit

Zinedine Zidane është një gjeni i vërtetë, pasi ka qenë fantastik si lojtar, ndërsa dhe si trajner ka bërë mjaft mirë me skuadrën madrilene duke fituar trofe. Të gjithë djemtë e tij janë munduar të ndjekin hapat e tij, por nuk ia kanë dalë.

Enzo Zidane ende nuk ka arritur të stabilizohet në ndonjë ekip. Mesfushori 24-vjeçar ndryshon shpesh skuadër dhe këtë janar u largua nga Portugalia. Ai ishte pjesë e Desportivo Aves, por sërish nuk u kthye në titullar fiks.

Enzo e njeh mirë ligën e dytë të Spanjës, pasi ka luajtur me Rayo Majadahonda. Ai luajti shumë takime aty, ndërsa tani firmos për Almerian. Francezi do t’i bashkohet shqiptarit Ivan Balliu në këtë ekip. Futbollisti ynë është titullar tek Almeria.