Flash News

KRYESORE

Zidane sërish kundër Perez, ka një çështje tjetër te Reali

Zidane sërish kundër Perez, ka një çështje

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, foli në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Athletic Bilbao. Ai nuk mendon si pjesa tjetër e Realit që VAR-i i ka dëmtuar. Tekniku francez qëndron i qetë dhe e di se janë vendime që nuk mund të kthehen mbas e as të përmirësohen.

Presidenti Florentino Perez i ka kërkuar Zidane të mbajë një tjetër linjë, por numri një i stolit mendon sërish sipas mendjes së tij dhe nuk ndryshon pozicion.

"|Në fund të fundit, e kaluara nuk zhbëhet. VAR-i është i rëndësishëm. Është teknologji, një plus për futbollin, por sigurisht që mund të përmirësohet. Të gjithë duan të përmirësohet dhe kjo me siguri do të bëhet. Ajo që më intereson mua është loja e nesërme. E kaluara ka ikur. Trajneri, lojtarët dhe klubi janë të interesuar për ndeshjen e nesërme”.

Tekniku dha mendimin e tij për VAR-in. Ai mendon se gjithçka ka nevojë për përmirësim, por nuk e hedh poshtë. "Të gjithë kanë shumë hapësira për përmirësime. Edhe unë. Mendoj se me VAR mund t'i përmirësojmë gjithmonë gjërat. Mund t'ju them, gjithashtu, se edhe unë si futbollist u largova nga futbolli 34 vjeç, por deri ditën e fundit i përmirësoja gjërat”.

Të fundit