Zidane tregon klas në konferencë: Si të flas për PSG-në?!

Kylian Mbappe duket shumë pranë transferimit te Real Madrid. Sulmuesi francez ka probleme me trajnerin Thomas Tuchel te PSG-ja dhe kjo i ka nxitur mediat të raportojnë për kalimin e tij në “Santiago Bernabeu”.

Trajneri Zinedine Zidane është pyetur rreth kësaj teme në konferencë për shtyp, por ai nuk ka pranuar të futë hundët aty ku, sipas tij, nuk i takojnë.

“Nuk di gjë për atë që po ndodh në Paris. Mbappe është një lojtar i PSG-së, apo jo?. Nuk mund të flas prej këtu për gjërat e tyre, sepse do të ishte një mungesë respekti. Duhet të respektoj situatën”, ka deklaruar Zizu.