Flash News

KRYESORE

Zidane tregon se si Courtois nuk e pyeti, Casemiro vendosi vetë

Zidane tregon se si Courtois nuk e pyeti, Casemiro vendosi vetë

Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane, ka folur në lidhje me barazimin ndaj Valencias. Ai ka treguar se portieri Thibaut Courtois nuk priti udhëzime në fundin e ndeshjes, por u sul përpara dhe ndikoi te barazimi i ekipit.

"Ai vendosi të dilte vetë dhe kjo tregon atë që ne duam më shumë, nuk dorëzohemi kurrë. Ky është Real Madridi, një skuadër që nuk dorëzohet kurrë. Lojtarët e besuan dhe ia dolën. Ne e meritonim të shënonim me gjithçka çfarë bëmë. Një pikë është ndalesë, por zhvilluam një ndeshje të madhe, është turp, pasi bëmë një pjesë të parë shumë të mirë".

"Casemiro nuk donte të luante dhe bëri mirë. Braziliani ka luajtur shumë ndeshje dhe më vjen mirë që bëmë gjithçka pa të në fushën e lojës. Ne barazuam, por meritonim më shumë. Ai ka luajtur 21 ndeshje dhe kishte nevojë për pushim, por po mendoja vetëm për ndeshjen ndaj Valencias", - tha tekniku.

Të fundit