Flash News

KRYESORE

Zjarr e molotov në KZAZ-në e Vaut të Dejës, tensionohet situata

Zjarr e molotov në KZAZ-në e Vaut të Dejës, tensionohet

Flakët e zjarrit kanë përfshirë qendrën e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve në Bushat të Vaut të Dejës mbrëmjen e sotme.

Protestuesit e opozitës i kanë vënë zjarrin KZAZ-së që ndodhet tek Shkolla Profesionale “Ndre Mjeda” atje.

Paraprakisht flitet edhe për tre policë të lënduar nga molotovi, të cilët kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë edhe në Berat pati mbrëmjen e sotme protestë marshim, ku protestuesit kërkuan largimin e Ramës.

Të fundit