Flash News

KRYESORE

Zjarr e tym në “Unazën e Re”, banorët vijojnë protestën: Jemi qytetarë, jo shpellarë

Banorët e “Astirit” në Unazën e Re kanë bllokuar rrugën dhe bëjnë thirrje për tërheqje të vendimit për prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre. Kjo është protesta e dytë brenda ditës, pasi edhe sot, ata u mblodhën para Bashkisë për të kërkuar që projekti të mos prekë banesat e tyre.

Prej 30 minutash, ta kanë bllokuar rrugën, duke iu vënë zjarrin gomave në asfalt, për të shkaktuar flakë e tym. Në pankarta shkruajnë “Jemi qytetarë nuk jemi shpellarë” si dhe “Poshtë hajdutët”.

Gjatë ditës së sotme, kryebashkiaku Veliaj tha se projekti për zgjerimin e ‘Unazës së Re’ i shërben shumicës së banorëve të Tiranës dhe nuk mund të ndalet për pakicën. Kjo ka shkaktuar që banorët të dalin sërish në protestë, për të mbrojtur shtëpitë e tyre.

Të fundit