Flash News

KRYESORE

Zjarr e tym në “Unazën e Re”, shoqërohen në polici protestuesit e “Astirit”

Zjarr e tym në “Unazën e Re”, shoqërohen në

Policia e Tiranës ka shoqëruar në polici disa prej banorëve të “Astirit” që protestuan mbrëmjen e djeshme duke bllokuar rrugën dhe duke iu vënë zjarrin gomave në asfalt.

Nuk dihet me saktësi numri i personave të shoqëruar, por mësohet se ata janë dërguar në komisariatin nr.6 në Tiranë.

Banorët e “Astirit” në Unazën e Re bënë sërish thirrje për tërheqjen e vendimit, për prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre. Kjo ishte protesta e dytë brenda ditës, pasi edhe paradite ata u mblodhën para Bashkisë për të kërkuar që projekti të mos prekë banesat e tyre.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku Veliaj tha se projekti për zgjerimin e ‘Unazës së Re’ i shërben shumicës së banorëve të Tiranës dhe nuk mund të ndalet për pakicën.

Të fundit