Flash News

KRYESORE

Zjarr i madh në Elbasan, ndërtesa përfshihet nga flakët

Zjarr i madh në Elbasan, ndërtesa përfshihet nga flakët

Policia njofton se në lagjen “5 Maji” në Elbasan, ka rënë zjarr në një magazinë me materiale të ndryshme, në pronësi të shtetasit B.P., 44 vjeç , banues në lagjen 5 Maji, Elbasan.

Menjëherë kanë shkuar dy zjarrëfikëse në vendngjarje për të bërë mundur shuarjen e zjarrit. Bëhet me dije se po punohet intensivisht për izolimin e flakëve.

Nuk dihen paraprakisht shkaqet e rënies së zjarrit. Raportohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të mëdha materiale.

Të fundit