Flash News

KRYESORE

Zjarr i madh në Qafë-Muzinë, zjarrfikësit shmangin katastrofën nga prania e karburantit (video)

Zjarr i madh në Qafë-Muzinë, zjarrfikësit shmangin

Një zjarr i madh ka rënë sot pasdite në Qafë Muzinë në Gjirokastër, ku nga ky zjarr u rrezikua rruga nacionale, një karburant, dy stane bagëtish dhe një stan me bletë. Policia dhe zjarrëfiksja e Gjirokastrës po punojnë për të normalizuar situatën e cila është nën kontroll dhe është stabilizuar. Më të rrezikshme e bënte prania e një pike karburanti shumë pranë zjarrit, që u izolua nga zjarrfikësit. Në Gjirokastër zjarret në vend vazhdojnë të bëjnë kërdinë, duke djegur hektarë me pyje por jo vetëm, dhe pavarësisht se forca të mëdha zjarrfikëse dhe helikopterë janë angazhuar në shuarjen e tyre situata mbetet kritike.

Situata e zjarrit në Gjirokastër është përkeqësuar, dhe sidomos në fshatin Jorgucat, ku vatrat e zjarrit janë zgjeruar dhe mësohet se po i afrohen zonave të banuara. Ndërsa helikopteri i VIVA është në operacion për vënien nën kontroll të situatës së rënduar.

 

Të fundit