Flash News

KRYESORE

Zjarr masiv në Elbasan, njoftohet Shefi i Emergjencave

Zjarr masiv në Elbasan, njoftohet Shefi i Emergjencave

Një zjarr masiv ka përfshirë një ullishte në Elbasan. vatra e zjarrit është regjistruar rreth  orës  18.40,  në lagjen “Dyli Haxhire” dhe vijon të jetë ende aktive.

Mësohet se ullishtja ndodhet në një terren të thyer ndërsa në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses.

Gjithashtu për këtë ngjarje është njoftuar edhe Shefi i Emergjencave Civile, Elbasan.

“Rreth orës 18.40, në lagjen “Dyli Haxhire” Elbasan, ka rënë zjarr, në Ullishtë, terren i thyer, i cili ka marrë përmasa.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe të zjarrëfikses.

Gjithashtu u njoftua Shefi i Emergjencave Civile, Elbasan.

Po punohet për fikjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Të fundit