Flash News

KRYESORE

Zjarr masiv në Kavajë, rrezikohen banesat dhe jeta e banorëve

Zjarr masiv në Kavajë, rrezikohen banesat dhe jeta e banorëve

Pranë plazhit të Gjeneralit në Kavajë ka rënë një zjarr masiv në kodrat me shkurre. Sipas banorëve dhe kryetarit të Bashkisë së Kavajës Isa Sakja, situata është alarmante. Flakët i janë afruar rreth 15 metër banesave duke rrezikuar edhe jetën e banorëve.

Kreu i Bashkisë ka kërkuar ndihmë nga ajri pasi për shkak të terrenit të vështirë mjetet zjarrfikëse nuk mund të bëjnë shumë.

“Ju bëj thirrje që të sensibilizoni dhe qeverinë. Është situatë alarmante. Është 15 m larg banesave. Zjarri ka marrë vrull nga era dhe është thuajse e pamundur për ta ndalur. Zona është e pjerrët dhe ndërhyrja me zjarrfikëse është e pamundur. Aktualisht po digjen shkurret. Është e domosdoshme të ndërhyhet nga ajri”, tha kryetari i Bashkisë së Kavajës Isa Sakja.

Të fundit