Flash News

KRYESORE

Zjarr në apartament, plagoset i moshuari

Zjarr në apartament, plagoset i moshuari

Një zjarr ka përfshirë katin e dytë të një pallati teksa raportohet se ka mbetur i lënduar  një i moshuar.

Ngjarja ka ndodhur në Elbasan në lagjen “Beqir Dardha”. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore konstatuan se zjarri kishte përfshirë banesën e shtetasit F.Zh., rreth 90 vjeç i cili jetonte i vetëm.

Si pasojë e rënies së zjarrit është dëmtuar vetë 90 vjeçari i cili është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shkak i rënies së zjarrit dyshohet të ketë qenë nga përdorimi pajisjes elektrike.

Të fundit