Flash News

KRYESORE

Zjarr në godinën e Agjensisë së Trajtimit të Pronave në Tiranë, arrestohen dy rojet (EMRAT)

Zjarr në godinën e Agjensisë së Trajtimit të Pronave

Sot rreth orës 03:05, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në godinën e Agjensisë së Trajtimit të Pronave ka rënë zjarr në katin e katërt të saj, por fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz.

Nga shërbimet e policisë janë arrestuar për veprat penale “Shkatërrim prone me zjarr” dhe “Shpërdorim detyre”, shtetasit Skënder Hysa, 62 vjeç banues në Tiranë dhe  Sokol Hamitaj, 46 vjeç, banues në Tiranë, m e detyrë funksionale roje godine

Po vazhdon puna nga grupi hetimor për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore te autorëve të zjarrëvënies.

Të fundit