Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Zjarr në ish-arkivin vendor të Kukësit, sqaron drejtori: Në godinë kishte vetëm disa vëllime të mykura të Enver Hoxhës
Ish-godina Arkivit Shtetëror Vendor në Kukës u përfshi mbrëmë nga flakët e zjarrit, për arsye ende të paqarta.
Pas ngjarjes ka reaguar drejtori i Arkivit Qendror të Shtetit, Ardit Bido, i cili sqaroi se në godinën që u përfshi nga flakët kishin mbetur vetëm materiale jashtë përdorimit, përfshirë këtu edhe disa vëllime të diktatorit Enver Hoxha.
“Asnjë zjarr në arkiva nuk ka rënë
Kur na çmendën pse i mblodhëm arkivat në godina arkivore e u thoshim “zjarri” nuk na besonin
Sqarim:
Zjarri i rënë në Kukës është në godinën e ISH Arkivit Shtetëror Vendor. ASHV Kukës gjendet i plotë e i paprekur në godinën e ndërtuar enkas për arkiv në qytetin e Rrëshenit. Para dy vitesh kur u ndërmor kjo reformë, ishim të qartë se asnjë dokument arkivor nuk mund të lihej në godina që nuk kishin kushtet e ruajtjes.
Ndaj, duam të sqarojmë se lajmi i rënies së zjarrit në ish godinën e Kukësit nuk cenon asnjë dokument, që prej vitesh ruhet sipas standardeve arkivore, siç i ka hije arkivave shqiptare! Ai lajm fakton se lëvizja e paprecedentë e grumbullimit të arkivave vendore në godina mirfilltazi arkivore ishte e domosdoshme e fatmirësisht u krye në kohën e duhur.
Në godinën në Kukës kishin mbetur vetëm materiale për jashtë përdorimit, si disa vëllime të mykura të veprave të Enver Hoxhës apo dokumentacion i mykur masiv kontabël; që prisnin procedurën e asgjesimit.
Ndërkaq, mbi shkaqet fizike të rënies së zjarrit do të lajmëroheni në vijim”, sqaron Bido.