Flash News

KRYESORE

Zjarr në Kallarat, banorët po luftojnë të vetëm me flakët

Zjarr në Kallarat, banorët po luftojnë të vetëm me

Vatrat e zjarrit në vend janë kthyer në një kërcënim serioz për banorët dhe po dalin jashtë kontrollit. Së fundmi është regjistruar një vatër e re zjarri në fshatin Kallarat në Vlorë, përmasat e të cilës janë të mëdha. 

Masivi pyjor në Kallarat vijon të digjet që nga paraditja e sotme dhe ende nuk është marrë asnjë masë për të ndërhyrë edhe pse zjarri po iu afrohet banesave që ndodhen afër pyllit. Në këto kushte të vetmit që po luftojnë me flakët janë banorët e zonës. 

Aktualisht të gjitha zjarrfikëset e stacionit të Vlorës ndodhen në Llogara, ndërsa pritet ndërhyrja nga Himara për në Kallarat.

Të fundit