Flash News

KRYESORE

Zjarr në kampin e azilkërkuesve në Gjermani, humb jetën 28-vjeçarja shqiptare

Zjarr në kampin e azilkërkuesve në Gjermani, humb jetën

Një 28-vjeçare shqiptare ka humbur jetën nga zjarri në një qendër azilkërkuesish në Gjermani.

Ngjarja ka ndodhur në Clemensheim të Bad Driburgut, në pasditen e të premtes, rreth orës 16 e 30, ku ka shpërthyer një zjarr në katin e dytë të ndërtesës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shqiptarja ndërsa një grua tjetër ka pësuar lëndime të lehta.

Sipas “tag24.de” 28-vjeçarja  është transportuar në spital pasi ka rënë në kontakt me gazin helmues të liruar nga zjarri. Mbi 100 persona të ekipeve shpëtimtare janë mobilizuar me këtë rast. Kur ata kanë arritur në vendin e ngjarjes, retë e tymit shiheshin nga larg. Ndërtesa është evakuuar ndërsa banorët janë vendosur në sallën e sporteve. Ende nuk dihet shkaktari i zjarrit, por po hetohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit