Flash News

KRYESORE

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Pogradec, digjen dy apartamente

Kati i pestë i një pallati në Pogradec ka marrë flakë, duke shkaktuar panik te banorët.

Nga televizionet informative mësohet se tymi ka lënë të bllokuar për shumë minuta banorët, që pas panikut janë evakuuar nga forcat zjarrfikëse. Pallati ndodhet në qendër të qytetit.

Një banor që jeton në pallatin 5-katësh në Pogradec  ka folur për mediat.

"Ku dimë ne. Banoj këtu në kat të tretë. Vetëm kur dëgjova disa familje që kërcisnin e dolëm jashtë. Kati i pestë është djegur fare. Se di çfarë është bërë. Nuk e di kush mori i pari", shprehet banori.

Të fundit