Flash News

KRYESORE

Zjarr në Krujë, rrezikohet linja e tensionit të lartë Shqipëri - Kroaci

Zjarr në Krujë, rrezikohet linja e tensionit të lartë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Krastë të Krujës dhe në flakë është përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha. Zjarri ka rënë pranë fabrikës së vjetër të çimentos. Zjarrfikësit janë angazhuar për shuarjen e tyre, ndërkohë që frika është e madhe pasi flakët rrezikojnë linjën e tensionit të lartë Shqipëri – Kroaci.

Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm, ndërkohë që edhe temperaturat e larta ia vështirësojnë punët autoriteteve, që po përpiqen ta shuajnë.  Në këto ditë të nxehta gushti, Shqipëria është përfshirë nga disa vatra zjarri, ku më problematike ishin ata në Fier dhe në Lezhë. Disa u shkaktuan nga temperaturat e larta, e disa të tjera nga dora e njeriut.

Të fundit