Flash News
Grupi parlamentar i PD dorëzon në Kuvend propozimin: Pensioni të rritet në 300 euro
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Zjarr në Krujë, rrezikohet linja e tensionit të lartë Shqipëri - Kroaci
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Krastë të Krujës dhe në flakë është përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha. Zjarri ka rënë pranë fabrikës së vjetër të çimentos. Zjarrfikësit janë angazhuar për shuarjen e tyre, ndërkohë që frika është e madhe pasi flakët rrezikojnë linjën e tensionit të lartë Shqipëri – Kroaci.
Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm, ndërkohë që edhe temperaturat e larta ia vështirësojnë punët autoriteteve, që po përpiqen ta shuajnë. Në këto ditë të nxehta gushti, Shqipëria është përfshirë nga disa vatra zjarri, ku më problematike ishin ata në Fier dhe në Lezhë. Disa u shkaktuan nga temperaturat e larta, e disa të tjera nga dora e njeriut.