Flash News

KRYESORE

Zjarr në New York, 12 të vdekur, 4 të plagosur rëndë

Një zjarr i fuqishëm përfshiu ndërtesën në lagjen Bronks të New York, duke  lënë të vdekur 12 persona, ndërsa katër të tjerë janë lënduar rëndë.

Zjarri ka nisur në katin e parë dhe është shpërndarë shumë shpejt deri në katin e tretë, kanë thënë zyrtarët.

“Ky rast do të shënojë një ndër rastet me më shumë viktima si shkak i zjarrit në disa vite. Kjo është tragjedia më e madhe e zjarrit që e kemi parë në qytet, në të paktën një çerek shekulli”, u shpreh majori i New Jorkut, Bill de Blasio para gazetarëve, shkruan BBC.

Viktimë ka mbetur dhe një fëmijë 1 vjeçar.  Po vijojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

 

Të fundit