Flash News

KRYESORE

Zjarr në një biznes në Surrel, policia jep detajet e para

Zjarr në një biznes në Surrel, policia jep detajet e para

Një banesë që shërbente si pulari është përfshirë nga flakët sot në Fushë-Farkë në afërsi të Surrelit.

Sipas informacioneve paraparake ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë. Ndërtesa është në pronësi të shtetasit D.T.

Informacion paraprak nga policia

Rreth orës 13:30, në Fushë-Farkë, në afërsi të Surrelit, në rrethana ende të paqarta ka rënë zjarr në një ambient pularie, në pronësi të shtetasit D. T.

Si pasojë e zjarrit nuk ka të lënduar, vetëm disa dëme materiale përreth.

Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit