Flash News

KRYESORE

Zjarr në një bllok banesash, 19 të vdekur në Pekin

Zjarr në një bllok banesash, 19 të vdekur në Pekin

Një zjarr ka përfshirë një bllok banesash në Pekin, dhe për pasojë 19 vetë humbën jetën si dhe u plagosën tetë të tjerë.

U deshën më shumë se 30 zjarrfikëse me 14 ekipe zjarrfikëse dhe më shumë se tre orë për të shuar zjarrin. Shkaku i rënies së zjarrit është ende i paqartë megjithatë, policia e Pekinit thotë se kanë arrestuar disa të dyshuar.

Zjarret vdekjeprurëse janë rutinë në Kinë, ku masat e sigurisë nuk përfillen dhe rregullat e zbatimit shpesh injorohen.

Të fundit