Flash News

KRYESORE

Zjarr në Velipojë, asfiksohet shoferi zjarrëfikëses

Zjarr në Velipojë, asfiksohet shoferi zjarrëfikëses

Një zjarr ka rrezikuar 3 banesa, 3 stalla dhe dhjetra bageti në fshatin Reç i Ri në Velipojë. Kanë qenë vetë banorët që fillimisht kanë ndërhyrë me mjete rrethanore dhe më pas kanë mbërritur zjarrëfikëset.

Një zjarrëfikëse ka rrezikuar ndjeshëm sepse është rrethuar nga flaket dhe tymi. Shoferi Ramiz Berhanxhia është asfiksuar për momentin por ka arritur që të shpëtojë dhe nuk ka pësuar dëme por vetëm një helmim të momentit. Falë nderhyrjes së banoreve dhe zjarrëfikësve është arritur që zjarri të neutralizohet. Banesat dhe banorët janë rrezikuar ndjeshem sepse flaket janë afruar dëri në 3 metër afër tyre.

Të fundit