Zjarr me përmasa të mëdha pranë një fabrike fishekzjarresh në Vorë

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Vorës në afërsi të fshatit Kuç.

Mësohet se zjarri ka rënë pranë një fabrike fishekzjarresh dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri për të shuar flakët.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur 50 forca ushtrie, 30 zjarrfikës dhe 3 makina zjarrfikëse.