Flash News

KRYESORE

Zjarre masive edhe në Kaliforni, moti i nxehtë përkeqëson gjendjen e flakëve

Pas Greqisë, edhe Kalifornia është përfshirë në zjarre masive të cilat kanë bërë që më shumë se 12 mijë zjarrfikës të përballen me 17 vatra zjarri, që kanë shkrumbuar deri më tani mijëra hektarë tokë në vend, i kanë marrë jetën të paktën 8 personave dhe kanë shkatërruar më shumë se 1.000 struktura, shumica shtëpi.

Gjendja ka ardhur në përkeqësim pasi flakëve u ka ardhur në ndihmë edhe moti i nxehtë ekstrem dhe i thatë.

Vatra më e madhe dhe më kërcënuese e zjarrit është ajo që njihet si zjarri “Carr” në Shasta.

Të paktën 19 persona konsiderohen ende të zhdukur në kontenë Shasta, me 6 nga viktimat e regjistruara vetëm atje. Të hënën u raportua se zjarri ishte vënë nën kontroll në masën 20%, por temperaturat e larta në Redding vazhdojnë.

Të fundit